MM: Rumania dërgon aeroplanë me kapacitet të madh për shuarjen e zjarreve pyjore

Shkup, 6 gusht  – Pas kërkesës me shkrim të ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, deri tek homologu i saj rumun Nikolae Jonel Çuka për ndihmë emergjente në menaxhimin e zjarreve pyjore, Rumania ka vendosur të dërgojë një aeroplanë me kapacitet të madh për shuarjen e zjarreve pyjore, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

“Ju lutemi të përcaktoni mundësitë për dërgimin e një aeroplani për të menaxhuar me zjarret pyjore, të cilat janë jashtëzakonisht të nevojshme për Republikën e Maqedonisë të Veriut. Solidariteti aleat është shumë i rëndësishëm në këto kohë të vështira dhe ne jemi mirënjohës për të gjithë ndihmën dhe mbështetjen tuaj”, thuhet në letrën që ministrja Shekerinska i dërgoi ministrit rumun të Mbrojtjes, Nikolae Jonel Çuka.

Kjo është një tjetër përgjigje pozitive nga një aleat i NATO -s, pas reagimit të ministrit slloven të Mbrojtjes i cili dërgoi zjarrfikës dhe automjete zjarrfikëse në zonat e djegura në të gjithë Maqedoninë e Veriut dhe pas ndihmës së dërguar nga Bullgaria fqinje, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.