Mjeku Andonovski: Kemi humbur luftën me personelin mjekësor, të gjithë po ikin

Shkup, 27 shkurt – Maqedonia po e humbë luftën me ikjen e personelit mjekësor dhe kjo është një nga problemet kryesore në shëndetësi e cila me vite të tëra po fshihet.

Mjeku Angellço Andonovski në një intervistë për Pres24, ka analizuar gjendjen në shëndetësië, duke vlerësuar se problemet nuk janë zgjidhur përshkak mos pasjes strategji dhe menaxhimit të dobët, informon Zhurnal.

“Padyshim që lufta kundër murtajës së bardhë dhe ikja e mantelbardhëve me siguri e kemi humbur. Jemi dëshmitarë se problemet të cilat i pasuam nga pushteti i mëparshëm ende nuk morën përfundim. Arsyet janë objektivisht në vendosjen e paorganizuar të normave të caktuara ligjore edhe pse ishin të miratuara dhe nënshkruara së bashku, gjithsesi treguan një numër të madh mungesash”, thotë Andonovski.

Sipas tij, zgjidhjet e problemeve duhet të kërkohen në implementimin dhe përshtatjen e modeleve të suksesshme./Zhurnal.mk