Mizo: Kriza ukrainase e ka ulur vëllimin e punës në industrinë automobilistike

Shkup, 11 mars – Lufta në Ukrainë ka ndikim të madh indirekt ndaj prodhuesve të kompanive nga industria automobilistike, për shkak të problemit me dërgesën e komponentëve dhe lëndëve të para ndaj klientëve në Evropë, vlerësoi kryetari i Asociacionit të kompanive të huaja me prodhimtari të avancuar teknologjike, Viktor Mizo.

Pikërisht kriza në Ukrainë, siç theksoi për MIA-n, është arsyeja edhe për uljen e vëllimit të punës ose pengimit të prodhimit të pjesës së madhe të kompanive prodhuese të automobilave në Evropë. Kompanitë Folksfagen, Mercedes, Porshe, Audi, Mini, janë vetëm një pjesë e të prekurve për momentin.

“Kompanitë vendore, furnizuese për komponentët automobilistike po përballen me vëllim të ulur të punës dhe me këtë me orar potencial të shkurtuar, gjegjësisht ulje ose optimizim të të punësuarve dhe vendeve të punës përmes udhëzimit të pushimit të detyruar ose riorganizimin e udhëheqësisë”, tha Mizo, duke theksuar se me rritjen e çmimit të energjisë elektrike, naftës, ushqimit, gazit, transportit… në mënyrë drastike rriten edhe shpenzimet shtesë.

Kompanitë nga industria automobilistike ende i ndjejnë pasojat nga mungesa e çipave, me të cilin janë përballur vitin e kaluar, të treguar përmes uljes së shitjes së automjeteve të reja. Në janar të këtij viti është shënuar nivel më i ulët i shitjes në Evropë, pasi zhvillohet statistikë në nivel të BE-së, ndërsa edhe numrat për muajin shkurt pritet të ulen nga muaji i njëjtë i vitit të kaluar.