Mishi i lirë i qengjit nga Maqedonia e Veriut i rrezikon kultivuesit e qengjave në Bullgari

Sofje, 3 prill – Biznesi i kultivuesve të deleve në Bullgari është rrezikuar nga  mishi i lirë i qengjit në tregun bullgar  i importuar nga Maqedonia e Veriut, lajmëroi televizioni i Sofjes bTV.

Televizioni thekson se blegtorët bullgar theksojnë që arsyeja për mishin e qengjit më të lirë nga vendi  është se prodhuesit e Maqedonisë marrin subvencione më të larta nga shteti.

Kultivuesit e qengjave në Bullgari theksojnë se çmimi me të cilin ata e shesin mishin e qengjit arrin deri në 18 leva (9 euro), ndërsa në rrjetin tregtar shitet për rreth 20 leva (10 euro).