Mishel: Ballkani Perëndimor është prioritet për BE-në, së shpejti energji të reja në procesin e integrimit

Bruksel, 23 qershor – Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel para fillimit të Samitit të BE-së, sot potencoi se BE-ja është para një momenti të rëndësishëm vendimmarrës gjeopolitik, pasi do të merren vendime në dobi të stabilitetit dhe prosperitetit.

Ai shprehu bindjen se në Samitin e BE-së do të merret vendim për statusin e kandidatit të Ukrainës dhe Molldavisë si edhe për perspektivën e qartë evropiane për këto dy vende dhe Gjeorgjinë.

“E kemi një takim të rëndësishëm me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ekziston dëshirë për të futur një energji të re në procesin tonë. Për momentin kemi problem në Bullgari dhe jemi duke u përpjekur t’i vendosim propozimet në tryezë që të mundemi sa më parë t’i fillojmë negociatat inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ky është prioriteti ynë kryesor dhe tani do të bëjmë gjithçka që të kemi progres në këtë”, deklaroi Mishel.

Mishel, gjithashtu, tha se të gjitha përpjekjet që BeH i bën në rrugën drejt BE-së kishin efekte pozitive për uljen e tensioneve dhe se BE- do të bëjë gjithçka për t’i bërë institucionet në vend sa më funksionale.

“Ky samit është me rëndësi gjeopolitike, pasi do të marrim vendime në dobi të stabilitetit dhe prosperitetit. Ballkani Perëndimor është prioritet për ne dhe do t’i përkushtohemi futjes së energjive të reja në procesin e integrimit”, theksoi Mishel.