Mish i shtyllës kurrizore me lakër

Një gjellë e shijshme dhe një shoqëruese e mirë për një vakt dimëror

Nevojiten:

– 1 kg mish
– 1 filxhan kafeje margarinë ose gjalpë
– 150 ml verë e bardhë
– gjysmë gote verë e kuqe
– salcë me domate
– 2 karota
– 2 kokrra qepë
– pak selino e dafinë
– yndyrë e patretur ose vaj
– 4 lugë gjelle
– 1.800g lakër të bardhë
– 1 gotë uji lëng kockash ose ujë të nxehtë
– kripë e piper sipas dëshirës

Përgatitja:

Lahet shtylla e hollë kurrizore, i bëhet një prerje e thellë me thikë të mprehur mirë në gjithë gjatësinë që të ndahet mishi nga kocka.

Hiqen cipat, dejet etj., i hidhet kripë e piper, paloset mishi pa kockë ashtu si është për së gjati në formë ruli dhe lidhet lehtë me spango që të ruajë formën edhe gjatë pjekjes.

Kur të marrin ngjyrë të kuqërremtë hidhet vera e bardhë, salca e domates e holluar me pak ujë dhe gjysmë gote lëng mishi ose ujë i nxehtë në të cilin kemi tretur 1-2 tableta supë të koncentruar (sasia e ujit varet nga madhësia dhe koha e zierjes së mishit). Lihet mishi të ziejë.

E provojmë me pirun nëse ka zier dhe e vendosim në pjatë në një vend të ngrohtë. Salca e mbetur me gjithë zarzavatet kullohet mirë (zarzavatet shtypen si pure që të kalojnë edhe këto në salcë) shtohet në të vera e kuqe dhe vihet në zjarr që të marrë valë e të lidhet .

Në një tenxhere tjetër vihet yndyra e patretur ose vaji. Mbi të vendoset lakra e copëtuar, piperi i kuq ose i zi, një karotë, pak selino dhe një qepë e prerë në dy copa. Pastaj hidhet një gotë me lëng mishi (në mungesë të tij ujë ku kemi shkrirë 2 tableta lëng të koncentruar).

Mbulohet me letër të trashë të lyer me yndyrë, vihet një kapak dhe vendoset në furrë, derisa lakra të zbutet plotësisht dhe lëngu të trashet. Pastaj hiqen karotat, selinoja, qepa dhe hidhet një pjesë e salcës së mishit.

Sipër tyre hidhet salca dhe shërbehet e nxehtë.

Ju bëftë mirë.