Misajllovski: Qeveria në pushim, por ne jemi në dispozicion

Shkup, 7 gusht – Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vllados Misajllovski në një deklarat për media tha se derisa vendi po përballet me katastrofë e zjarret rrezikojnë jetë njerëzish, dhe pasuritë natyrore e të qytetarëve, qeveria kënaqet me pushime, por sipas tij, VMRO-ja vihet në dispozicion të nevojave të qytetarëve, zjarrfikësve, në dispozicion të të gjitha institucioneve, për gjithçka që nevojitet, përcjell Zhurnal.mk

“Për tre ditë nuk ka asnjë gjurmë apo zë nga Zaev. Ai është përgjegjës kryesor për situatën. Pushimet e tij nuk mund të jenë më të rëndësishme se jeta e qytetarëve. Ai dhe të gjithë zyrtarët paguhen nga paratë e qytetarëve, të njëjtët që tani po luftojnë për jetën e tyre dhe luten për ndihmë. Ata shpallën gjendje krize dhe u zhdukën. VMRO-DPMNE vihet në dispozicion të nevojave të qytetarëve, zjarrfikësve, në dispozicion të të gjitha institucioneve, për gjithçka që nevojitet” – tha Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vllados Misajllovski.