Miratohet rendi i ditës i seancës së 64-të të Kuvendit

Shkup, 1 mars – Kuvendi sonte me 84 vota “për”, asnjë “kundër” dhe pesë “abstenime” e votoi rendin e ditës të seancës së 64-të ku janë propozuar 11 pika.

Rendi i ditës u miratua pas debatit tërë ditore gjatë të cilit deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare kërkuan që pika  e parë e rendit të ditës – Propozim vendimi për shkarkimin e anëtarit të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, Fadil Zendeli, të ndërtohet me pika të tjera të rendit të ditës. Akuzuan për shkeljen e Rregullores kuvendore dhe se shumica dëshiron që Zendeli më të mos jetë anëtar i Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, se, siç thonë, në atë Komision u nevojitet shumicë për t’i tejkaluar vendimet e dëmshme politike.

Nga shumica qeveritare vlerësuan se duhet të respektohet rregullorja dhe orari i mandateve të deputetëve të pasqyrohet në trupat punues. Sipas tyre, pas kalimit të BESA-s në opozitë, deputeti Zendeli si anëtar i kësaj partie duhet të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime të LSDM-së, pasi ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Kuvendit.

Komisioni për zgjedhje dhe emërime nuk ka mbajtur seancë prej kur BESA kaloi në opozitë, me çka pushteti e humbi shumicën në këtë trup.

Në vijim është debati për Propozim vendimin për shkarkimin e anëtarit të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, i cili është parashtruar nga Talat Xhaferi, Jovan Mitrevski, Goran Misovski, Dime Velkovski, Snezhana Kaleska Vançeva, Darko Kaevski, Daniella Nikollova, Bobi Mojsoski, Panço Minov, Maria Georgievska, Zhaklina Lazarevska.