Miratohet ligji që mbron konsumatorët, Bekteshi: Prej 500 deri në 10 000 euro dënim për mashtruesit!

Shkup, 21 Qershor – Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve. Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka thënë se me ligjin do të eliminohen praktikat e pandershme të tregtarëve mashtrimeve tregtare dhe praktikave agresive tregtare. Ai theksoi se do të ketë edhe gjoba ndaj atyre që shkelin të drejtat e konsumatorëve.

“Në varësi prej madhësisë së kompanisë, sillen nga 500 deri në 10.000 euro. Në pjesën e personave fizik, apo tregtarët personal gjobat janë më të vogla, por dispozitat tjera vlejnë për të gjithë. Rreth sanksioneve kundërvajtëse është paraparë edhe ndalesa e përkohshme për kryerjen e profesionit, nga 3 muaj deri në dy vjet, nga ana e gjykatës, për tregtarët e mesëm dhe të mëdhenj, dhe 15 deri 30 ditë për tregtarët mikro-tregtarët e vegjël”, ka deklaruar ministri Bekteshi.