Ministrja Janevska në takim pune me ambasadorin francez, Le Rigoler
Shkup, 20 shtator – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska sot pati takim pune me ambasadorin e Francës, Kristof Le Rigoler, ku diskutuan për politikat aktuale të Ministrisë të kahëzuara drejt ngritjes së cilësisë së arsimit.
Siç njofton MASH, në takim është theksuar se vazhdon mbështetja e vazhdueshme e Francës në afrimin tonë drejt standardeve arsimore evropiane dhe se “të dyja qeveritë e thellojnë bashkëpunimin e shkëlqyer.
“Ministrja Janevska tha se është në progres krijimi i kornizës ligjore për ndryshimin e rezultateve të këqija të PISA-s dhe testeve të tjera ndërkombëtare, si dhe për arritjen e cilësisë akademike që do të reflektohet në renditjen e listës së Shangait. Ajo informoi për procesin e optimizimit të rrjetit shkollor, për futjen e mësimit me një ndrrim dhe qëndrimin më të gjatë të nxënësve në shkollë, si dhe për zhvillimin e programeve të reja mësimore dhe teksteve të reja në arsimin fillor dhe të mesëm”, informoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Bashkëbiseduesit theksuan se interes i përbashkët është avancimi i cilësisë së mësimit dygjuhëshe në paralelet dygjuhëshe frankofone në shkollat e mesme në shtet, si dhe përforcimi i mësimit të gjuhës frënge në shkollat fillore dhe të mesme.