Ministrja Janevska në ngjarjen “Njihuni me supershkollat”
Shkup, 20 shtator – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot do të ketë fjalim në ngjarjen “Njihuni me supershkollat”, ku do të prezantohen 15 shkolla të mesme nga shteti të cilat do të realizojnë projekte të përbashkëta me shkollat partnere nga rajoni.
Siç informon ministria dikasteriale, bashkëpunimi vendoset ndërmjet të a.sh. skemë shkëmbimi për supershkollat nga Ballkani Perëndimor, e cila është e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim nga Gjermania, ndërsa zbatimi nga Zyra rajonale për Bashkëpunim rinor (RYCO) dhe Shoqata gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ).
Në “shtëpinë Evropiane” në Shkup (Europe House), siç është paralajmëruar, do të ketë fjalim udhëheqësi i zyrës së RYCO-s në Shkup Vlladimir Gjorgjevski, zëvendësambasadori i delegacionit të BE-së Ben Nupnau, Mimoza Gavrani – menaxhere e projektit dhe përfaqësues nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.