Ministria ukrainase e Mbrojtjes: Kemi rrëzuar aeroplanë e helikopterë rusë, vramë 50 separatistë e shkatërruam tanke
Ministria ukrainase e Mbrojtjes përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar se i ka shkaktuar humbje të mëdha forcave ruse, të cilat sot u futën në Ukrainë pas urdhrit të lëshuar nga presidenti Vladimir Putin.
Ata kanë njoftuar se pas operacionit për mbrojtjen e vendit, kanë arritur të rrëzojnë 6 aeroplanë rusë, 2 helikopterë, 2 tanke të shkatërrojnë si dhe të vrasin 50 separatistë rusë, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, sulmet ajrore dhe granatimet nga ana e ushtrisë ruse po vazhdojnë në qytetet e Ukrainës, ku qytetarët janë strehuar nëpër objekte të ndryshme duke i improvizuar si bunkerë.
E nga NATO e deri te Shtetet e Bashkuara, kanë dënuar ashpër vendimin e presidentit rus që urdhëroi pushtimin në Ukrainë.
Deri më tani është raportuar për tetë civilë të vrarë, kurse numri i të plagosurve vlerësohet të jetë shumë më i madh.

