Ministria e Mbrojtjes nxjerë në shitje qenë të trajnuar të Armatës, çmimi fillestar 60 euro

Shkup, 31 janar – Ministria e Mbrojtjes ka nxjerë në shitje 11 qenë të trajnuar të Armatës. Çmimi më i lirë fillon nga 3690 denarë deri më 12,300 denarë, ndërsa qeni do t’i shitet atij që do të ofrojë më së shumti të holla për të.

Sipas shpalljes, pjesa më e madhe e qenëve janë të vjetër vetëm 6 muaj ndërsa 2 janë nga 1 vjet e gjysmë. Të gjitha janë femra. 8 prej tyre janë të llojit Sheppard gjerman ndërsa 3 janë Sheppard belgian, informon Zhurnal.

Qentë ndodhen në Qendrën për Trajnim të qenëve në kazermën “Gjorçe Petrov” dhe mund të shihen më 2 shkurt nga ora 12 deri në ora 13. Auksioni mbahet të premten më 11 shkurt me fillim në ora 11.

Këta qenë në armatë dhe polici kanë status të të punësuarve njëlloj sikurse të ishin policë apo ushtarë. Sipas Ministrisë, qentë që janë në shitje janë tepricë që nuk i nevojiten Armatës, respektivisht shumimi i qenëve nuk ka mundur të kontrollohet vitin e fundit./Zhurnal.mk