Ministria e Drejtësisë e SHBA-së padit Ajdahon për ndalimin e abortit
Ministria e Drejtësisë e SHBA-së sot ka ngritur padi kundër shtetit federal Ajdaho, si një nga më kufizueset për ndalimin e abortit në vend.
Ndalesat u intensifikuan pas vendimit historik të Gjykatës së Lartë për ndalimin e abortit në SHBA.
Ligji i i ri në Ajdaho, nëse miratohet, do të vendos ndalesë pothuajse të plotë për këtë procedurë mjekësore. Sipas Ministrisë, kjo do të shkel kërkesat federale për sigurinë shëndetësore, kur jeta e një gruaje shtatzëne është në rrezik.
Prokurori i përgjithshëm Merik Garland deklaroi se çështja gjyqësore e ngritur sot është që të pengohet ndalesa “aktivuese” në Ajdaho, e cila pritet të hyjë në fuqi me 25 gusht.
Mjekët në Ajdaho mund të ndiqen penalisht për kryerjen e abortit, deklaroi Gerland. Sipas tij, ky është konflikt me ligjin federal, sipas të cilit pacientët në spitale të cilët marrin sigurimin shëndetësor të Medikejd, dhe të cilët kanë nevojë për ndihmë urgjente mjekësore, kanë të drejtë të kujdesen nëse jeta e tyre është në rrezik.
“Do të përdorim të gjitha mjetet që kemi në duar për të siguruar që të gjitha gratë shtatzëna të marrin kujdesin urgjent mjekësor që u takon sipas ligjit,” tha Garland.
Padia është një goditje fillestare për administratën e Bajdenit për mbrojtjen e së drejtës së abortit, që kur Gjykata e Lartë në qershor i shfuqizoi përfitimet e rastit “Rou kundër Uejd”, i cili për pesë dekada garantoi të drejtën e abortit në Shtetet e Bashkuara.
Aludohet për padi të ngjashme në të ardhmen të ngritura nga Ministria e Drejtësisë kundër më konservatorëve, kryesisht shtetet republikane, të cilët filluan të përdorin vendimin e gjykatës për ndalimin e abortit pa përjashtim, edhe për raste të tilla kur pacienti duhet të kalojë procedurën kërcënuese për jetën.

