Ministri Toshkovski do të hapë zyrë të re të shërbimeve administrative në Zhelinë

Zhelinë, 10 janar  – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot do ta vizitojë Zhelinën, me çka do të hapë zyrë të re të Shërbimeve Administrative të MPB-së.

Pas ngjarjes, siç është bërë e ditur nga MPB, është planifikuar që ministri Toshkovski të japë deklaratë për mediat.