Ministri Spasovski dhuroi gjak në Institutin e Mjekësisë së Transfuzionit
Shkup, 3 shkurt – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot dhuroi gjak në Institutin e Mjekësisë së Transfuzionit (IMT), në kuadër të aksioneve të rregullta për dhurimin e gjakut të cilat i organizon ekipi i profesionistëve Blood Bank – Tenk nga Reparti për Planifikim, organizim dhe Realizim të Dhurimit të Gjakut pranë IMT.
Siç bënë të ditur nga MPB, Spasovski është dhurues i rregullt i gjakut, ndërsa para pak kohësh dhuroi edhe plazmë gjaku e cila përdoret në mjekimin e formave më të rënda të Kovid-19. Mes tjerash, ai si ithtar për mënyrë të shëndoshë të jetesës dhe për promovim të vlerave të ndjeshmërisë dhe solidaritetit, edhe në këtë rast u bëri thirrje qytetarëve për ngritjen e vetëdijes publike për aktin e dhurimit të gjakut përmes përfshirjes në aksionet e dhurimit të gjakut me të cilat mund të shpëtohet jetë njeriu.
“Edhe në këtë rast dua tu bëj thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht popullatës së re, që t’i praktikojnë shprehitë e shëndosha të jetës dhe të jenë në nivel të përgjegjësisë sociale me sigurimin e gjakut cilësor, të sigurt dhe gjak dhe produkte gjaku në dispozicion për pacientët të cilëve iu nevojitet për mjekim”, ka theksuar ministri Spasovski.
Ka shtuar se vetëm me vetëdije të zhvilluar dhe raport pozitiv drejtë aktit më të lartë të solidaritetit – dhurimit të gjakut, mund ta arrijmë nivelin më të lartë të kulturës shëndetësore, ndërsa kjo është shpëtimi i jetës së njerëzve.

