Ministri slloven i Punëve të Brendshme, Alesh Hojs për vizitë në Shkup

Shkup, 18 mars – Delegacioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Sllovenisë, i kryesuar nga ministri Alesh Hojs sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend.

Pritja zyrtare e ministrit slloven Hojs nga nikoqiri i tij, Oliver Spasovski, do të mbahet në rrethin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas çka do të pasojë takim pune i delegacioneve të dy ministrive, paralajmëroi MPB.

Pas takimit të punës, delegacionet do të nisen për në Klubin e deputetëve, ku ministrat e punëve të brendshme Spasovski dhe Hojs do të nënshkruajnë marrëveshje implementuese mes qeverive të dy vendeve për luftë kundër tregtisë me njerëz, pas çka do të pasojnë edhe deklarata për mediumet.