Ministri Sali mirëpret në takim ambasadoren amerikane, Byrnes

Shkup, 25 shkurt – Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, sot ka mirëpritur në takim ambasadoren amerikane, Kate Marie Byrnes, informon Zhurnal.

Ministri Sali e ka falenderuar ambasadoren për mbështetjen që SHBA i ofron vendit tonë.

Në takim është biseduar për digjitalizimin e shëndetësisë si dhe për pandeminë e shkaktuar nga Covid.

Në takim siç njofton ministri, shtë biseduar edhe për themelimin e një programi nacional për stabilitet financiar dhe institucional për sektorin e shëndetësisë, për çka ambasadorja shprehu interesim, ndërsa është ritheksuar edhe nevoja e vazhdimësisë së bashkëpunimit me shtetin e Vermountit në SHBA./Zhurnal.mk