Ministri Sali: Është inicuar inspektim tek “Zhan Mitrev”, të Mërkurën detaje për rastin

Shkup, 18 korrik – Është dërguar shkresë deri tek Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe sanitar për të kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në Spitalin klinik “Zhan Mitrev”, ndërsa Agjencia për ilaçe Malmed tani më ka inicuar mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese për të konfirmuar nëse është respektuar procedura për analiza klinike për hemofiltrim.

“Njohuritë e para tregojnë se nuk është respektuar procedura, por ta lëmë që të konfirmohet gjendja faktike në Spitalin klinik ‘Zhan Mitrev’ dhe këtë gjetje do ta kemi që ditën e nesërme kur skadon afati që të deklarohet spitali”, deklaroi pasdite në konferencë për shtyp, ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Qëllimi i raportit, siç tha, do të jetë që ta konstatojë gjendjen faktike dhe t’i adresojë të gjitha njohuritë deri tek të cilat do të vijë.

“Nga Raporti pres disa elemente si rezultat të fundit. Konfirmim i qartë i mospërputhjeve sistematike për të cilat me përgjegjësi pohoj se të gjithë të cilët janë në kompetencën time si ministër do t’i korrigjoj në afat sa më të shkurtër të mundshëm. Raporti do të ketë për qëllim që ta konstatojë gjendje dhe unë personalisht do ta dorëzoj tek institucionet kompetente  për veprim të mëtutjeshëm. MSH-ja dhe unë si ministër është dashur t’i marrim të gjitha informacionet për ta pasur pasqyrën e përgjithshme që opinionit t’i dorëzojmë vetëm informacione të përmbajtura dhe relevante. Edhe më me rëndësi, familjet e pacientëve meritojnë të kenë informacion gjithëpërfshirës transparent”, tha Sali.

Paralajmëroi konferencë për shtyp të mërkurën në ora 11 kur pritet të publikohen më shumë detaje.

Sali e përshëndeti edhe procedurën e Prokurorisë Themelore Publike për hapjen e lëndës për këtë rast.

“Në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka të paprekshëm, ndërsa përgjegjësi nëse konfirmohet do të ketë”, porositi Sali.