Ministri Sali dhe krerët fetarë me apel për vaksinim si mënyrë e vetme për dalje nga pandemia
Shkup, 3 shkurt – Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali sot u takua me kryetarët e bashkësive fetare, me ç’rast dërgoi mesazh se mundësia e vetme, e dëshmuar, më e mirë dhe më përkatëse për mbrojtje nga virusi Kovid-19 është pikërisht vaksinimi.
“Në një kohë pandemie, kur pothuajse të gjithë jemi të prekur nga virusi, kur disa prej nesh kanë humbur shumë nga njerëzit tanë të dashur, dëshiroj që në këtë mënyrë të përbashkët t’i bëj thirrje çdo qytetari që ta marrë seriozisht nevojën e vaksinimit, përgjigjuni thirrjes tonë për vaksinim dhe të mos lejojmë askënd që t’i hamendësojë përpjekjet për të shpëtuar lidhjen dhe jetën e njerëzve që na rrethojnë nga kjo pandemi që na ka ndryshuar mënyrën e jetesës prej dy vitesh”, tha ministri në fjalën e tij pas takimit me krerët fetarë.
Takimi u mbajt në Shtëpinë përkujtimore të “Nënë Terezës”, me qëllim të përkujtimit të kontributit të madh që Nënë Tereza e ka lënë pas vetes.
“Nëse misioni i saj i dashurisë është frymëzim edhe për ne, pikërisht këtu merr formë dhe kuptim ky mesazh. Duke e ngritur atë mbi dallimet mbi të gjitha traditat fetare dhe duke pranuar përkushtimin tonë të palëkundur ndaj jetës,” shtoi Sali.
Ai e ritheksoi se është i bindur se vaksinimi është mënyra më e sigurt për të parandaluar përhapjen e virusit, por edhe e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e infeksionit.
“Ne si individë jemi të thyeshëm lehtë. Ne si pushtet i kemi në duar të gjitha resurset që të kujdesemi për shëndetin e popullatës. Por ne, si shoqëri, kemi mundësi reale të bashkuar të punojmë në shpëtimin e sa më shumë jetëve dhe të dhurojmë më shumë dashuri dhe respekt të ndërsjellë”, shtoi Sali.
Edhe liderët fetarët janë të qëndrimit se vaksinimi është mënyrë e vetme për mbrojtjen e popullatës nga virusi.
Reis ul-Ulema i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu në fjalimin e tij pas takimit theksoi se qëllimi është dhënia e mesazhit pozitiv për të gjithë qytetarët që të vaksinohen.
Ai përkujtoi se Bashkësia Fetare Islame që nga momentet e para i solli disa vendime në kuadër të vendimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe rregullat e Rregullativave fetare, kështu që, siç tha, nga fillimi janë realizuar të gjitha organizimet e mundshme në xhami dhe në objektet e tjera fetare.
“Në çdo moment kemi bërë apel njerëzit t’i respektojnë të gjitha masat që i kemi sjellë si BFI në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë. Apeli bëhej në të gjitha xhamitë çdo të premte, në të gjitha mexhliset, grupet dhe mendoj se kjo ishte punë shumë e suksesshme. Gjithashtu BFI pati urdhër tek të gjithë besimtarët që të bëhet apel që vaksinimi të merret në mënyrë serioze që të qaset në mënyrë serioze pasi i tillë është vendimi i OBSH-së”, tha Shaqir Fetahu.
Kryetari i Kishës Ortodokse të Maqedonisë së Veriut, zoti Stefani ju bëri thirrje qytetarëve dhe besimtarëve t’i respektojnë masat që i vendosën institucionet për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve.
“Kisha Ortodokse përmes kumtesave të veta në dy vitet e kaluara më shumë herë i bëri apel popullit besnik ta respektojnë atë që institucionet shpesh dhe rregullisht kanë apeluar në këtë temë. Edhe kësaj radhe do të them, më mirë është diçka të parandalojmë sesa të shërojmë. Edhe sot gjithashtu do t’u dërgojmë apel qytetarëve të vendit tonë që të vaksinohen”, shtoi zoti zoti Stefani pas takimit me ministrin.
Në takim gjithashtu morën pjesë edhe ipeshkvi i Kishës katolike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kiro Stojanov, kryetari i Bashkësisë hebraike në Maqedoninë e Veriut, Pepo Levi dhe superindendenti i Kishës Evangjeliste në Maqedoninë e Veriut, Marjan Dimov. Nikoqir i takimit ishte drejtori i Shtëpisë përkujtimore “Nënë Tereza”, Arjan Asllanaj.

