Ministri i Mbrojtjes së Katarit, Halid Bin Mohamed Al-Atija për vizitë në Shkup

Shkup, 15 mars – Zëvendëskryeministri dhe ministër i Mbrojtjes së katarit, Halid Bin Mohamed Al-Atija prej sot do të qëndrojë për vizitë të parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Zëvendëskryeministri dhe ministër shtetëror i Mbrojtjes së Katarit në Ministrinë e Mbrojtjes do të pritet nga ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, ndërsa pritja zyrtare do të fillojë me ceremoninë me nderime më të larta shtetërore.

Në kuadër të vizitës, paralajmëruan nga MM-ja, ministrat Petrovska dhe Al-Atija do të kenë takim tet-a-tet, pas çfarë takim do të kenë edhe të dyja delegacionet.

Ky është takimi i parë në fushën e mbrojtjes i cili realizohet në nivel më të lartë ministror midis Maqedonisë së Veriut dhe Katarit.