Ministri Hoxha: Marrëveshja e Ohrit krijoi perspektivë të proceseve politike në vend

Shkup, 13 gusht – Edhe ministri i bujqësisë, Arjanit Hoxha ka vlerësuar lartë rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit, duke e cilësuar si një marrëveshje historike që solli paqe dhe stabilitet në rajon dhe vend, informon Zhurnal.

Sipas ministrit Hoxha, ajo ka kontribuar në zhvillimin e proceseve politike duke qenë materie e gjallë për ruajtjen e kohezionit ndëretnik dhe duke imponuar vlerat e integrimit brenda shoqërisë.

“Sot kur përkujtojmë 20 vjetorin e nëshkrimit të kësaj marrëveshje duhet që të gjithë aktorët politik dhe socio-ekonomik në Republikën e Maqedonisë së Veriut të punojnë konform frymës dhe praktikave pozitive të instaluara të kësaj marrëveshje historike për vendin.
Partizimi, përvetsimi dhe politizimi i Marrëveshjes së Ohrit vështirëson ndërtimin e kohezionit ndëretnik dhe brenda etnik, dhe jo vetëm por krijon edhe ndjenjën e eksluzivitetit të subjekteve të caktuara politike. Prandaj, të gjithë duhet të punojmë në tejkalimin e këtyre pengesave që ndonjëherë paraqiten pa qëllim por ndonjëherë keqpërdoren qëllimshëm”, shprehet ministri Hoxha.

Ndryshe sot u shënua 20 vjetori i marrëveshjes kornizë të Ohrit ku në vitin 2001, i ishte dhënë fund konfliktit shqiptaro maqedonas, dhe u arrit marrëveshje për paqe mes komuniteteve, sikurse mes shqiptarëve dhe maqedonasve, ashtu edhe me etnitë tjera në vend.//Zhurnal.mk

Marrëveshja e Ohrit është një marrëveshje historike që solli paqen dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit, por mbi të…

Posted by Arjanit Hoxha on Friday, 13 August 2021