Ministri Fillkov realizoi takim me drejtuesin e Zyrës programore të Këshillit të Evropës në Shkup, Oleg Solldatov
Shkup, 17 shtator – Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov ka realizuar takim me drejtuesin e Zyrës programore të Këshillit të Evropës në Shkup, Oleg Solldatov dhe me përfaqësuesit e e Zyrës programore të Këshillit të Evropës në Shkup, njoftoi Ministria e Drejtësisë.
Në takim është diskutuar për bashkëpunimin e Ministrisë së Drejtësisë për projektet që implementohen në kuadër të Zyrës së Këshillit të Evropës në Shkup, ndërsa janë të ndërlidhur me punën e Ministrisë së Drejtësisë, theksohet në komunikatë.
Ministri i Drejtësisë ka shprehur gatishmëri që të vazhdohet me bashkëpunimin intensiv në fushën e ndihmës juridike falas, përforcim të kapacieteve të sistemit të burgjeve, lirinë e shprehjes dhe mediave, luftën kundër trafikimit me njerëz, krimin ekonomik, luftën kundër gjuhës së urrejtjes, jotolerancës dhe diskriminimit.
Ministria ka theksuar se bashkëpunimi dhe mbështetja e Këshillit të Evropës është jashtëzakonisht e rëndësishme, të gjitha fushat do të përfshihen në mënyrë të barabartë dhe do të qaset me bashkëpunim të përbashkët për realizim të suksesshëm.