Ministri Dukaj priti në takim ambasadoren amerikane: Prioritet forcimi i besimit të qytetarëve ndaj institucioneve

Ministri i Administratës Publike, MSc Marash Dukaj, ka takuar sot ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, SH.S. Xhudi Rajzing Rajnke.

Ambasadorja Rajnke e uroi ministrin Dukaj për marrjen e detyrës dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin përpjekjet e ministrisë për përmirësimin e politikave publike në lidhje me zhvillimin e shërbimeve digjitale.

Ministri Dukaj falënderoi Shtetet e Bashkuara për partneritetin strategjik në fushën e digjitalizimit të shërbimeve publike dhe e informoi ambasadoren Rajnke për prioritetet e Qeverisë së 43-të të Malit të Zi në drejtim të forcimit të besimit të qytetarëve në institucionet dhe administratën publike.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=383019477175973&set=pcb.383019893842598