Ministri Boçvarski në ekspertizë të ndërtimit të digës Otinjë
Shkup, 19 shkurt – Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski sot do ta inspektojë ndërtimin e pendës Otinjë në Shtip.
Vlera investuese e objektit arrin 306 milionë denarë. Ndërtimi i digës ka filluar në korrik të vitit të kaluar dhe periudha e ndërtimit është planifikuar të jetë 30 muaj.
Me projektin është parashikuar ndërtimi i një dige gur-tokë me bërthamë qendrore argjilore me lartësi 33 metra, informojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

