Milloshoski: Me kolegët deputetë nga BESA jemi në qëndrimin e përbashkët se duhet të ketë ndryshime në modelin zgjedhor

Shkup, 2 shkurt  – Si Grup i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, sot kemi realizuar takim me deputetët nga Grupi i deputetëve të BESA-s dhe kemi realizuar takim me deputetin Panço Minov, i cili është nënshkrues i ligjit të propozuar për një njësi zgjedhore, deklaroi në Kuvend deputeti i VMRO-DMNE-së, Antonio Milloshoski.

Me kolegët deputetë nga BESA, tha ai, kemi qëndrim të përbashkët se duhet të ketë ndryshime në modelin zgjedhor, me atë që dallimet janë në numrin e njësive zgjedhore.

“VMRO-DPMNE-ja vlerëson se do të ishte më mirë të jetë një njësi zgjedhore, ndërsa qëndrimi i BESA-s është tre njësi zgjedhore. Me deputetin Panço Minov kemi qëndrim të përbashkët rreth asaj se një njësi zgjedhore do të ishte model i suksesshëm dhe reprezentues për tërë shtetin dhe për qytetarët, me atë që do të bisedohej për pragun zgjedhor, i cili në këtë moment nuk u përcaktua, por angazhimi kryesor në të gjitha takimet është që ligji i propozuar për ndryshime në modelin zgjedhor, i cili në këtë moment ruhet në sirtarin e kryetarit të Parlamentit Talat Xhaferi, të dalë dhe të fillojë me procedurë kuvendore dhe të kemi debat publik për ligjin e njëjtë”, tha Milloshoski.