Milloshoski kërkon propozimi për një njësi zgjedhore të hyjë në procedurë kuvendore
Shkup, 1 shkurt – Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së sot realizoi takime me tre deputetë, kryetarë të partive politike – RDM, Partinë Demokratike të Turqve – TDP dhe Palën Serbe në Maqedoni, ku është biseduar për modelin zgjedhor, ku u konstatua se partia ka dy qëndrime të përbashkëta me këto dy subjekte politike.
Këtë sot e bëri të ditur deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, i cili theksoi se ligji i propozuar për një njësi zgjedhore ende ndodhet, siç tha “në sirtarin e spikerit Talat Xhaferi”, dhe konsideron se është mirë ai të hyjë në procedurë dhe të vijë në debat të komisionit që të mundet secili ta shprehë mendimin e vet.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Milloshoski theksoi se nga LSDM-ja pesë vitet e fundit kanë dëgjuar se mbështet një njësi zgjedhore dhe këtë e konsiderojnë të “absolvuar”.
Lidhur me partitë e tjera politike, Milloshoski informoi se do të kenë takim nesër