Millkov: Për ne është e rëndësishme të flasim me Maqedoninë si shtet me shtet
Sofje, 19 gusht – Me RMV-në kemi shansën të zgjidhim problemet që ekzistojnë me dekada, e në të cilat nuk është punuar fare me seriozitet. Ato probleme nuk janë zgjidhur, por kemi miratuar mekanizëm nga parlamenti bullgar, po punohet për propozimin francez, ai është miratuar edhe nga Parlamenti i RMV-së dhe para nesh është një teren i gjerë të vazhdojmë me punë për zbardhjen e çështjeve kontestuese.
Këtë për BNT e deklaroi ministri pë punë të jashtme në Bullgari, Nikollaj Millkov, transmeton Zhurnal.
“Sa i përket punës tonë me Qeverinë në RMV, brengosëse janë përpjeket e opozitës të shfrytëzojë qëndrimet e një pjese të popullatës për qëllime të ndryshme. KA forca të cilat me rezistencë të fortë vendosin dilema të rreme – anëtarësi evropiane ose identitetin e Maqedonisë së Veriut. Nuk është ashtu, anëtarësimi evropian lidhet me vlerësimin e së kaluarës dhe me numër të madh të klisheve propaganduese. Para se të hyjë në BE, çdo vend duhet të ndahetme një pjesëe këtyre paradigmave të rreme në procesin historik”, kategorik është Millkov.
Ai dëshiron të formohet konsensus nacional në RMV që të mos bisedohet vetëm me një parti politike.
“Kjo katarzë duhet të përjetohet edhe atje. Do të doja të formohet konsensus nacional në RMV, nuk mund të mbështetemi dhe të bisedojmë vetëm me një parti politike, duhet të bisedojmë si shtet me shtet”, potencon Millkov.
Sipas tij, institucionet në RMV nuk duhet të shfrytëzohen për qëllime represive. Ai thotë se me kujdes e ndjekin gjendjen në RMV./Zhurnal.mk