Milevski: Rajoni do të jetë stabil dhe do të mund të zhvillohet me vazhdimësi të eurodeputetëve
Shkup, 24 mars – Mesazhi që shumë herë e ka dërguar shteti im është i qartë, pa mëdyshje dhe rezistente të shumë sfidave të ndryshme me të cilat përballemi çdo ditë – rajoni do të jetë stabil dhe do të mund të zhvillohet përmes bashkëpunimit dhe përmes përgjigjes së qartë të Bashkimit Evropian për njohjen dhe për sigurimin e vazhdimësisë së proceseve eurointegruese. Çdo ngecje është rrezik edhe për zhvillimin edhe për gjithë sigurinë, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski në konferencën rajonale “Sfidat dhe perspektivat e zhvillimit rajonal në Ballkanin Perëndimor” e cila sot dhe nesër mbahet në Prishtinë.
“Ne edhe nga kjo konferencë japim mesazh se Ballkani ka imazh të ri, ne jemi faktori i stabilitetit dhe jemi fuqishëm të vendosur të mbijetojmë në përpjekjet për zhvillim ekonomik dhe demokratik të shteteve tona dhe të rajonit, me mbështetje nga Bashkimi Evropian parimet e të cilit janë vendosur në politikat e tyre”, tha Milevski.
Milevski, siç kumtoi Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, theksoi se Maqedonia e Veriut kujdes të veçantë i jep zhvillimit rajonal, me këtë rast duke mbajtur llogari për zhvillimin e shtetit ndaj bazës së parimeve të BE-së dhe të qëllimeve zhvillimore të KB-së, por edhe për zhvillimin e balansuar brenda në shtet, midis rajoneve planore dhe midis komunave.
“Jemi të vetëdijshëm se me uljen e dallimeve të brendshme zhvillimore do të mund të krijojmë kushte për implementimin e standardeve evropiane në të gjitha fushat, që e përcaktojnë cilësinë e jetesës së qytetarëve”, tha Milevski,
Në organizim të ministrisë së Zhvillimit rajonal të Kosovës, në Konferencë marrin pjesë përfaqësues të Maqedonisë së veriut, Shqipërisë, Turqisë, Malit të Zi, Polonisë, Gjermanisë, Sllovenisë, Kroacisë, BeH-së, Serbisë dhe të Bullgarisë

