Milevski: Putini pa vetëdije ka bërë unifikim të Bashkimit Evropian
Shkup, 2 mars – Shpresoj, jam optimist se pas kësaj krize do të ndryshojë edhe qëndrimi i Bullgarisë ndaj nesh, se kjo krizë do të ketë presion pozitiv në qëndrimin e tyre, se do të ecim përpara së bashku, e jo të jemi frenues, theksoi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski.
Duke folur sonte në Televizionin 24, Milevski tha se Evropa është e shqetësuar dhe nëse nuk e ndalojmë këtë sjellje të Putinit, nuk e dimë më se ku do të përhapet.
“Duam të jetojmë në civilizim, në një shoqëri të lirë, në vlera evropiane dhe nëse duam kështu, duhet ta ndalojmë këtë çmenduri të Putinit, duhet të jemi solidarë me popullin ukrainas”, tha ministri.
Sipas tij, Marrëveshja e Prespës mundësoi që Maqedonia të jetë anëtare e NATO-s dhe tani përmes shembullit të Ukrainës kemi parë se sa e rëndësishme është të jesh anëtare e NATO-s.

