Milevski: Nëse ka vullnet nga të gjithë për ndryshim të modelit zgjedhor, duhet të vendoset në rend të ditës në Kuvend

Shkup, 3 shkurt  – Nëse ka zgjedhje të parakohshme, ato nuk do ta ndryshojnë pasqyrën politike që e kemi. VMRO-DPMNE edhe nëse fiton do të fitojë me një deputet dallim dhe sërish do të kemi Kuvend jofunksional që vështirë se do të sigurojë kuorum për punë, deklaroi sonte ministri i Vetëqeverisjes Lokale dhe kryetar i PDL-së Goran Milevski.

Ai theksoi se të gjitha partitë janë të përkushtuara për ndryshimin e modelit zgjedhor.

“Është fakt që të gjitha partitë politike flasin për një model tjetër dhe askush nuk tha se ky model zgjedhor me gjashtë zona është i mirë. Të gjithë kërkojnë ndryshim që do të thotë përfaqësim më i mirë i qytetarëve në Kuvend”, deklaroi Milevski në emisionin “Win Win” në televizionin Telma.

Sipas tij, nëse ekziston një njësi zgjedhore pa konsesus, partitë më të vogla politike, veçanërisht ato me përkatësi etnike, do të guxonin të shkonin të vetme në zgjedhje, e jo në koalicione me partitë më të mëdha politike.

I pyetur se pse LDP-ja refuzoi të takohet me VMRO-DPMNE-në, për të cilën është i pranueshëm modeli zgjedhor me një njësi zgjedhore, ai tha se mendon se është e kotë të debatohet me ta nëse ata vazhdimisht kushtëzojnë dhe nuk kanë qëndrim konstant.