Milevski – Krasniqi: Me partneritet drejt IPA projekteve më të mira dhe më shumë mjete nga BE-ja

Shkup, 16 mars – Në vigjilje të thirrjes publike të re për projekte të Programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, sot në Prishtinë u mbajt takim i përbashkët i ministrave të Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Goran Milevski dhe Elbert Krasniqi dhe kryetarët e komunave kufitare.

“Kjo ngjarje ka për qëllim t’i informojë kryetarët e komunave kufitare për thirrjen publike prej rreth tre milionë euro për projekte për bashkëpunim ndërkufitar nga Programi IPA Maqedoni e Veriut – Kosovë, që do të publikohet deri në fund të muajit, por edhe përmes komunikimit të drejtpërdrejtë të nxisë bashkëpunimin në fusha të ndryshme për çka dobi do t’i kenë qytetarët e dy vendeve”, tha Milevski.

Siç informojnë nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, dy ministrat kanë shprehur siguri se presin numër të madh të partneriteteve midis komunave të të dyja vendeve dhe projekte cilësore me të cilat në tërësi do të realizohen mjete të Programit IPA të Bashkimit Evropian.

Ministri Milevski me homologun kosovar Krasniqi ka realizuar edhe takim, në të cilin, siç thuhet në kumtesë, është konfirmuar bashkëpunimi i mirë në periudhën aktuale të dytë të IPA programit, në të cilin janë miratuar 14 projekte të përbashkëta në vlerë të përgjithshme prej 4,8 milionë euro, mjete nga Bashkimi Evropian.

“Dymbëdhjetë projekte janë realizuar në tërësi ndërsa dy janë në fazë të implementimit. Është realizuar edhe një projekt strategjik, vendkalim kufitar Bellanoc – Stançiq”, praktikë e cila, theksuan ministrat, do të vazhdojë edhe në periudhën programuese IPA 3 për të cilin do të miratohen mjete të reja të IPA Programit për bashkëpunim ndërkufitar të Bashkimit Evropian”, potencojnë nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.