Milani kërkon një tjetër sulmues, në ofensivë për Alexander Sorloth
Milani ka dështuar të fitoj shërbimet e sulmuesit brazilian Kaio Jorge, pasi atë e ka fituar Juventusi.
Rossonerët kanë rikthyer sytë tek një tjetër objektiv të kamotshëm dhe ai është norvegjezi Alexander Sorloth.
25-vjeçari edicionin e fundit ka luajtur për RB Leipzig, ku në 37 ndeshje ka shënuar gjashtë gola e ka bërë tre asistime.
Paolo Maldini dhe Masara e pëlqejnë shumë sulmuesin dhe kërkojnë transferimin e tij gjatë kësaj vere.
Rossonerët kërkojnë huazimin e lojtarit me opsion blerje pas një viti për shumën e 25 milionë eurove.
Mediat në Itali dhe Gjermani raportojnë se drejtuesit e dy klubeve priten të nisin negociatat gjatë kësaj jave për norvegjezin.
Sorloth ka luajtur për disa skuadra si Groningen, Bodo/Glimt, Midtjylland, Gent, Crystal Palace, Rosenborg e Trabzonspor.