Milan synojnë Brojën e Ziyech, por mund ta humbin Bennacer – Liverpool monitoron algjerianin
Liverpool mund t’ia rrëmbejë Milanit mesfushorin Ismaël Bennacer, derisa ‘Rossoneri’ po negociojnë transferimin e Hakim Ziyech dhe atë të sulmuesit shqiptar, Armando Broja.
Drejtorët e Milan nuk janë takuar vetëm me përfaqësues të Hakim Ziyech, por kanë zhvilluar negociata edhe me përfaqësues të sulmuesit shqiptar, Armando Broja.
Ylli shqiptar i Chelsea, Broja pëlqehet shumë nga krerët e Milan dhe shihet si opsion i mirë për repartin e sulmit.
Megjithatë, shqetësim mbetet edhe mesfusha. Milan kanë biseduar pak edhe me Ismaël Bennacer, për të cilin ka interesim nga skuadra e Liverpool.
Bennacer ka kontratë deri në vitin 2024, por agjenti i tij po diskuton një ofertë prej 3 milion për vit.
Aktualisht, mesfushori algjerian fiton vetëm 1.7 milionë euro për sezon dhe s’është i interesuar të rinovojë. Ai do të dëgjojë oferta nga jashtë, kryesisht nga La Liga dhe Premier League.