Milan dhe Inter pajtohen për stadiumin e ri – kapaciteti maksimal, 65 mijë ulëse

Milan dhe Inter kanë prezantuar projektin për stadiumin e ri.

Dy skuadrat e Milanos, Milan dhe Inter kanë prezantuar një projekt për stadiumin e ri, duke zbuluar edhe shifrat ideale për ulëset.

Sipas të dyja skuadrave, numri ideal i ulëseve duhet të sillet prej 60 mijë deri në 65 mijë ulëse.

Planet kanë nisur tash e tri vite dhe janë ndërprerë pasur parasysh ankesat prej autoriteteve lokale atje.

Stadiumi i ri i Inter dhe Milan pritet kështu të ketë 20 mijë ulëse më pak sesa ka mitiku ‘San Siro’.

‘San Siro’ ka një kapacitet prej 80 mijë e 18 ulëseve.