Mijallkov rikthehet në gjykim, lënda për përgjimet masive edhe pak mund të vjetërsohet
Shkup, 27 shkurt – Pas pothuajse dy muajsh nga anulimi i aktvendimit, sot fillon gjykimi i ri për përgjimin masiv sa i përket lëndë “Target – Fortesa”. Me furgon të policisë, ish drejtori Sasho Mijallkov duhet të dërgohet nga burgu i Strugës deri në Gjykatën Penale. Lëndën e udhëheqë gjykatësi Ilija Trpkov, sepse Vlladimir Tufegxhiq ka dalë nga kjo gjykatë. Seanca tjetër është caktuar menjëherë për nesër. Në këto dy ditë, të akuzuarit duhet të shprehen për fajin, e gjykatësi do të duhet të caktojë dinamikën e gjykimeve të ardhshme.
Për veprat e Mijallkovit dhe të akuzuarve tjerë të mos vjetërsohen, juristët konsiderojnë se çdo ditë është e rëndësishme sepse edhe pak kjo lëndë po vjetërsohet. Lënda është e gjerë, e para aktvendimit të anulohet procesi i gjykimit të parë deri në vendin e Apelit zgjati pesë vite.
Nëse dinamika vazhdon si herën e parë, e veprat e të akuzuarve vjetërsohen në vitin 2025 (për dy vite e gjysmë), atëherë mund të konsiderohet se nuk duhet të pritet përgjgegjësi fare për përgjimet masive.
Nëse kjo lëndë vjetërsohet, atëherë shteti duhet të paguajë dëmshpërblim për të gjithë qytetarët të cilët ishin përgjuar ilegalisht.
Përndryshe gjykatësit nga gjykata e apelit, Jani Niça, Enver Bexheti, Gjoko Ristov, Tanja Mileva dhe Lidija Çaçeva e mbajtën këtë lëndë të fshehur për 22 muaj. Nëse nuk e kthenin lëndën në rigjykim, mund të vendosnin nëse të akuzuarit janë fajtorë ose jo, e më pas të vendoste Gjykata Supreme./Zhurnal.mk

