Mickovski kundër kryeministrit shqiptar, harroi se shqiptarët e rrëzuan VMRO-në që ende nuk po “kthjellët”!

Shkup, 17 mars – Kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickovski ka deklaruar se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare në muajin maj ose në mes qershorit pa qeveri teknike. Duke shprehur me automatizëm qëndrimin kundër një situate kur në vend qoftë edhe për 100 ditë të ketë kryeministër shqiptar. Mickovski po merr instruksione të gabuara nga Hungaria, që këtë mësime të gabuara do ta shpien vetëm në vendin nga vijnë këto mësime.  Para tre viteve në zgjedhjet parlamentare BDI pati garuar me sloganin “pse jo një kryeministër shqiptar”, pas përfundimit të zgjedhjeve kandidati për kryeministër nga radhët e BDI-së përfundoi avokat populli, dhe kryeministër u bë Zoran Zaev. Por, me një marrëveshje që gjatë qeverisë teknike do të ketë një kryeministër shqiptar. Që ende mbetet enigmatike se çfarë do të bëj ky kryeministër për këto 100 ditë, do ta rregulloj statusin e shqiptarëve apo thjesht do të bëj krenar shqiptarët që e përjetuan edhe këtë ditë, që këto shqiptarë që kanë mbetur në vend me barkun bosh e kuletat thatë do të ekzaltohen për këtë ngjarje historike? Pa shqiptarët nuk ka Qeveri, shqiptarët mund të kenë edhe kryeministër shqiptar, por më e rëndësishme se kaq është çështja se çfarë do të bëj ky kryeministri shqiptar për shqiptarët, shkruan Zhurnal.

Mickovski kundër kryeministrit shqiptar, kjo nuk e zhbën idenë e as marrëveshjen, por vetëm nxjerë në pah qëndrimet anti-shqiptare-

Kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickovski ka deklaruar se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare në muajin maj ose në mes qershorit pa qeveri teknike.

“Për zgjedhje në muajin maj, le të jetë gjysma e qershorit. Nuk duhet patjetër qeveri teknike. Siç është tani jemi të gatshme të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Mickovski.

Ai përsëriti se VMRO-DPMNE në mënyrë publike e ka shtrirë dorën për zgjedhje parlamentare dhe atë tërhiqen edhe nga qeveria teknike. Por, kjo deklaratë e kreut të VMRO-së lë të kuptohet që kjo parti dhe ky kryetar e kanë të vështirë të distancohen nga qëndrimet anti-shqiptare.

Sepse, në bazë të marrëveshjes aktuale të partnerëve kryesor të koalicionit të BDI-LSDM gjatë qeverisë teknike pra 100 ditët e fundit të kësaj Qeverie do të ketë kryeministër shqiptar. Dhe, këtë gjë veçse filluan ta përmendin dhe ta sjellin në kujtesë vetë eksponentë të BDI-së nga takimet që po i realizojnë kohës së fundit me qytetarët.

Madje, filloi edhe fushata virtuale me parullën “ai po vjen” që po shpërndahet me të madhe nga anëtarët e BDI-së të cilët edhe janë zotuar për këtë, dhe kjo parullë zhvillohet duke aluduar në atë që kryeministri shqiptar po vjen. Pikërisht, gjatë kësaj kohe vjen edhe deklarata e Mickovskit se partia e tij janë kundër qeverisë teknike.

Dikush duhet t’ia kujtoj Mickovskit se nëse je kundër shqiptarëve je kundër vetvetes, sepse kur je kundër shqiptarëve përfundon në Hungari –

Partia më e madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNE njihet hapur për qëndrimet e tyre kundër shqiptarëve në vazhdimësi përgjatë viteve sa kanë qeverisur me vendin. Por kjo nuk përfundoi me hatërmbetje pasi pikërisht shqiptarët ishin faktorët kryesor në vend që rrëzuan VMRO-në nga pushteti dhe kreun apo shtyllën e kësaj partie Nikolla Gruevskin e vendosën përballë dy zgjedhjeve të qëndrojë në vend e të vazhdojë jetën në burg për të bëmat e tij që ka dëmtuar shtetin, apo të ikë nga vendi të përfundojë azilant politik në Hungari, zgjedhi këtë të fundit për të cilën ka vlerësuar se është më pak e dëmshme për të.

Prandaj, çdo politikan maqedonas që tenton të ndërtojë imazhin e tij me një bagazh veprimtari kundër shqiptarëve përfundimin do ta ketë të ngjashëm. Tani për tani për zëvendësimin apo plotësimin e politikave të Gruevskit që u mungojnë disa qytetarëve nacionalist maqedonas, janë në garë Dimitar Apasiev nga e Majta dhe Hristijan Mickovski nga VMRO, por duhet ta dinë të dy që me qenë kundër shqiptarëve edhe me qenë të varur prej shqiptarëve është një “vetvarrje” politike.

Ideja e kryeministrit shqiptar nuk ishte shaka, përfundoi si shaka, por mbetet të shihet tani përfundimisht si do të përmbyllet si tallje apo serioze?

Ideja për kryeministër të parë shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, BDI-ja nuk e ka propozuar të bëhet shaka, pati thënë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nga “Sheshi Maqedonia” në Shkup.

“Ne e kemi propozuar këtë ide për ta konkretizuar dhe kështu do të jetë sepse është një e drejtë legjitime, një e drejtë e patjetërsueshme e shqiptarëve. Por më vjen keq pse maqedonasit sillen me një panik të tillë, pse nuk dalin për debat, pse nuk përballen me Naser Ziberin. Ata nuk përballen me Naser Ziberin sepse u mungojnë njohuritë e Naser Ziberit. Përballja e Naser Ziberit shkon natyrshëm, jo ​​tendenca. Ai shkon për të mbrojtur interesat e tij. Prej këtu kërkoj nga të rinjtë shqiptarë, misionarët shqiptarë që më 15 korrik të ma japin shpatën dhe do të shihni se si do t’i vë duart në funksion, tha Ahmeti, para tre viteve, korrik 2022.

Por, që në realitet tani tre vite më vonë ky Naser Ziberi me gjithë ato njohuritë e tij përfundoi si avokat i popullit, dhe ato votues shqiptarë të kësaj ideje mbetën pa kryeministër. Por, kjo nuk përfundoi me kaq sepse BDI hartoi një plan tjetër duke menduar edhe për zgjedhjet e ardhshme që pikërisht në prag të zgjedhjeve të realizohet një ide e tillë do të ishte “fitore në loto” për BDI-në, sepse tani do të kishin mundësi që të rrahin gjoks që atë që e thonë e bëjnë.

Megjithatë, më e rëndësishme se emri apo etnia e kryeministrit janë punët që bënë ai kryeministër, të gjithë qytetarët pa dallim kanë nevojë për një lidership të përgjegjshëm që brengoset për vendin dhe gjendjen e qytetarëve. /Zhurnal.mk