Mickoski: Zaev nuk mund të kujdeset për qytetarët tanë e ku më për ata të Avganistanit

Shkup, 16 gusht – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka dërguar akuza deri te kryeministri i vendit pasi ai shprehu gatishmëri për pranimin e migrantëve nga Avganistani.

Siç shprehet Mickoski, Zaev nuk është i gatshëm dhe i aftë të sigurojë mbështetje dhe siguri për qytetarët e Avganistanit sepse këtë nuk ka arritur ta bëjë as për vet qytetarët e Maqedonisë, informon Zhurnal.

Siç shprehet Mickoski, duhet së pari shtetet më të pasura të tregojnë solidaritet e më pas Maqedonia, duke patur parasysh se shteti ynë është i varfër dhe vështirë se do të mund të menaxhojë me ta.

“Zoran Zaev nuk është i aftë të sigurojë përkujdesje dhe mbrojtje për qytetarët tanë, e ku më për qytetarët e vendeve të treta. Maqedonia është një nga vendet mëtë varfëra në Evropë, në një situatë të tillë mirë është të shohim shembull të solidaritetit nga vendet më të pasura, me shembull të tregojnë vlera, të pranojnë migrantë nga Avganistani, e jo vetëm të të prekin pas shpine. Më pas të mendojmë nëse dhe kush do ta paguajë… ndryshe të rikujtoj se edhe kjo ishte në kokën e vmro-së apo jo!”, është shprehur Mickoski në fb profilin e tij.

Ndryshe Zaev dje paralajmëroi se Maqedonia është e gatshme të pranojë migrantë nga Avganistani. Ata do të mbaheshin në Tabanoc dhe në Gjevgjeli.//Zhurnal.mk

Зоран Заев не е способен да обезбеди грижа и заштита за нашите граѓани, не пак тоа да го прави за граѓани од трети…

Posted by Hristijan Mickoski on Monday, 16 August 2021