Mickoski: Vazhdojmë të punojmë për ndryshime të thella dhe më të gjera
Shkup, 2 mars – Ndryshimet kanë filluar dhe dëshmi për këtë janë më shumë se 1.000 projekte që kanë filluar të realizohen dhe shumë të tjera që ende nuk kanë filluar të realizohen. Vazhdojmë të punojmë për ndryshime që duhet të jenë më të thella dhe ndryshime që duhet të jenë më të gjera, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në fjalimin në Gjevgjeli me rastin e raportit për punën e bërë në 100 ditët e fundit nga kryetarët e komunave nga juglindja.
Duke u përqendruar në zhvillimet në Kuvend ku po diskutohet propozimi për shkarkimin e deputetit Fadil Zendeli nga Komisioni për zgjedhje dhe emërime, kërkoi, siç tha ai, që të ndërpritet demagogjia dhe leksionet për demokracinë sepse më së miri e praktikojnë autokracinë.
“Nëse nuk kuptojnë, le të kujtojnë një kryeparlamentar që sillet sikur Shtëpia e Legjislativit të jetë konaku i tij nga Forina. Autonomia e tij e vetëshpallur autokrate. Kur dëshiron të shkelë procedura, cakton seanca, uzurpon procedura, emëron dhe shkarkon anëtarë të komisioneve”, tha Mickoski, duke shtuar se përmes falsifikimit të rëndë dhe shkeljes së procedurave lejon shkarkimin dhe emërimin e anëtarëve të Komisionit dhe pastaj të bëhen zgjedhje të njëanshme të gjyqtarë ve të rinj në Gjykatën Kushtetuese dhe zgjidhje të tjera partiake.
Duke akuzuar pushtetin për sjellje të papërgjegjshme dhe përçarje të popullit, tha se “populli nuk është as pro rus dhe as pro ukrainas, gjegjësisht se populli ynë është pro maqedonas, sepse ne dhe ata që përçajnë popullin duhet të punojmë ekskluzivisht për një interes dhe ai është interesi maqedonas”.
Tema e vërtetë që e shqetëson këtë popull, tha Mickoski, është që ata jetojnë në varfëri dhe varfërim konstant plotësues.
“E paralajmërojmë qeverinë që në të ardhmen të mos lëshojë tema të mëdha nacionaliste imagjinare që duhet të largojnë vëmendjen nga jeta reale. Është koha të largohemi nga caqet, ndarjet partiake dhe t’u përgjigjemi nevojave reale të popullit”, tha Mickoski.

