Mickoski: Negociatat me partnerët e koalicionit janë në rrjedhë dhe po lëvizin në drejtim të shkëlqyer
Shkup, 14 korrik – Negociatat me partnerët e koalicionit janë në rrjedhë dhe po lëvizin në drejtim të shkëlqyer, deklaroi kryeminisri Hristian Mickoski pas ngjarjes së sotme në Drejtorinë e doganave, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se deri ku janë negoxiatat me ZNAM dhe mundësinë për kandidatë të përbashkët në disa komuna në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Negociatat me partitë politike janë në rrjedhë. Të gjitha partitë politike të cilat janë pjesë e koalicionit tonë të brendshëm janë prioritet dhe ato janë në rrjedhë, po bisedohet. Pres që koalicioni të konfirmohet, e më pas do të vazhdojnë negociatat me partnerët qeveritarë. Në këtë moment mendoj se po lëvizin në drejtim të shkëlqyer”, tha Mickoski.
I pyetur nëse po zhvillohen negociata për kandidatë të përbashkët në Qendër dhe Kumanovë, ai u përgjigj se kur do të ketë më shumë hollësi, do të dalin me informata në opinion.

