Mickoski: Ndërkombëtarët të monitorojnë zgjedhjet

Shkup, 7 gusht – Edhe pse filluan të rrjedhin afatet për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ende nuk është asgjë e qartë nëse do të bëhen ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Propozimet në të cilat janë përfshirë edhe disa nga rekomandimet e OSBE-ODIHR-së janë në procedurë parlamentare por të bllokuara nga qindra amendamente nga partitë më të vogla.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, thotë se janë të gatshëm të mbështesin ndryshimet e Kodit Zgjedhor por shton se problemi qëndron tek pushteti, ku nuk ka marrëveshje brenda partnerëve. Ai vlerëson se votimi me shenjat e gishtërinjve është çështje e kryer dhe është hap i madh drejt demokracisë në vend. Megjithatë fton faktorin ndërkombëtar menjëherë të vëzhgojë zgjedhjet pasi, thotë se që tani kanë hasur në tentime të manipulimit të votuesve nga ana e pushtetit.