Mickoski kërkon përgjegjësi nga pushteti për shkak të zjarreve

Shkup, 3 gusht – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot kërkoi përgjegjësi nga pushteti për shkak të zjarreve që shpërthyen në disa lokacione të vendit.

Sipas tij, paaftësia e pushtetit është shkak që u shkaktuan dëme dhe u dogjën disa hektarë pyje në Koçan dhe më gjerë.

“Nga pushteti askush nuk kërkon përgjegjigje, nga ata kërkojmë përgjegjësi. Paaftësi e mjerueshme!”, shënoi Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.