Mickoski e ftoi kryeministrin Kovaçevski në debat për krizën energjetike

Shkup, 29 shtator – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot në pres konferencë i ka bërë thirrje kryeministrit Dimitar Kovaçevskit për debat në lidhje me propozimin e partisë opozitare për tejkalimin e krizës energjetike dhe të ngrohjes.

“Që të mos ketë dilema, që të mos ketë paqartësi t’i bëj thirrje njeriut të parë të Qeverisë, Dimitar Kovaçevski publikisht bashkë të dy të zgjedhim median, ditën dhe kohën kur do të flasim para publikut maqedonas për atë se çka ofroj unë, çka ofron opozita VMRO-DPMNE, ndërsa çka ofron Qeveria”, tha ai.

Sipas Mickoskit tani nuk është koha për politikbërje dhe politikë, për mendjemadhësi, nervozë dhe emocione, por është koha për përgjegjësi, si t’iu ndihmojmë qytetarëve. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se pranon dhe kërkon takim me Qeverinë për propozimin e tij, por paralajmëroi gjithashtu se orët janë të numëruara.

“Mendoj se jam mjaftueshëm preciz dhe i qartë. Ja kërkoj takim nëse ajo është çështja. Nëse duhet të shprehem me këto fjalë kërkoj takim. Dje e kërkova të njëjtën gjë, por për fat të keq përgjigjja nga atje ishte krejt e ndryshme”, tha Mickoski.

Pika kyçe e propozimit të partisë opozitare, siç tha ai, janë sasitë shtesë të energjisë elektrike nga prodhimi vendas, të mara duke shfrytëzuar resurs të lirë për biznesin dhe ekonominë, në mënyrë që biznesi të zhvillohet dhe punëtorët të ruajnë vendet e tyre të punës, dhe sasi shtesë të ngrohjes, në mënyrë që shkupjanët dhe të gjithë shfrytëzuesit e ngrohjes qendrore në kryeqytet të mos paguajnë fatura më të larta për ngrohjen e institucioneve dhe shtëpive të tyre.

“Kursim prej minimum 300 milionë euro, para të cilat kjo Qeveri do t’i shpenzojë në periudhën e cila vijon, para të qytetarëve, të popullit të cilat nuk i kanë, ndërsa do t’i marrin përmes kredive të shtrenjta duke marrë hua në tregun vendor dhe ndërkombëtar. Më tutje, rritje të BPV-së”, tha Mickoski.

Paraprakisht në takim me gazetarët, lideri i VMRO-DPMNE-së tha se propozon që TEC Negotinë të jetë e vendosur në dispozicion vetëm për nevojat e biznesit, si dhe se i ofron kontaktet e tij me persona nga kompani nga Zvicra Gjermania dhe Çekia për furnizim të gazit. Sipas tij, në këtë mënyrë do të kurseheshin 300 milionë euro.

Duke e komentuar konferencën e mbrëmshme për media të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ai tha se ajo ishte “një reagim në panik i Qeverisë”. Sipas Mickoskit, funksionimi i shtetit në këtë moment është më të vërtetë i tmerrshëm.

“Gjatë ditës së djeshme personalisht prezantova para publikut planin se si të sigurohen sasi shtesë të energjisë elektrike dhe ngrohjes për qytetarët dhe industrinë, dhe në këtë mënyrë të sigurohet funksionimi konkurrues i industrisë pa mbylljen e ndërmarrjeve, pa largim nga puna të punëtorëve. Por ajo që po ndodh në periudhën e kaluar është një qëndrim krejtësisht injorant i Qeverisë ndaj ekonomisë, por edhe qëndrim arrogant i Qeverisë ndaj propozimeve të opozitës”, tha Mickoski.