Mickoski: Dora jonë ngelet e shtrirë për unitet kombëtar për interesat shtetërore
Shkup, 14 shkurt – Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski sot në Kavadar deklaroi se si parti ende mbetet ende me dorë të shtrirë ndaj pushtetit për sigurimin e unitetit nacional dhe konsensus lidhur me çështjet me interes shtetëror dhe nacional.
Sipas tij, përfundimisht të ndalojmë të ndahemi dhe të bashkohemi rreth asaj çka do të thonë interesa shtetërore dhe nacionale.
“Unë e shtrij dorën, VMRO-DPMNE është këtu, i qëndrojmë në dispozicion, duam të bashkohemi”, tha Mickoski i cili mori pjesë në krasitjen e vreshtave në Kavadar.
Më herët, kryeministri Dimitar Kovaçevski, në pyetjen e gazetarëve se si e komentoi thirrjen e liderit të opozitës Mickoski për unitet kombëtar, kur bëhet fjalë për interesat e shtetit, tha se uniteti dhe përfaqësimi i vendit tonë bëhet në legjislativ, jo me deklarata të njëanshme, të cilat, thotë ai, vetëm e pengojnë procesin e bisedimeve me Sofjen në frymën e vlerave evropiane.
“Mendoj se kjo deklaratë nuk është aspak e sinqertë, sepse VMRO-DPMNE në periudhën e kaluar të vetmen gjë që e ka bërë ka qenë krijimi i histerisë për bisedimet me Bullgarinë, edhe në përgatitjen e grupeve punuese që kemi formuar me kryeministrin bullgar dhe anëtarët e qeverisë së tyre së bashku me qeverinë tonë i kemi dërguar ftesë opozitës, e cila është refuzuar”, tha Kovaçevski pas krasitjes së sotme të vreshtave në Rosoman.