Mexhiti: Nuk u destabilizua as shteti as qeveria, por Fronti Europian
Shkup, 6 tetor – Zv/kryeministri Izet Mexhiti, në prezantimin e të arriturave për 100 ditët e para të Qeverisë tha se, përfaqësuesit e Frontit Evropian nuk janë mësuar të jenë në opozitë dhe dëshirojnë të me çdo kusht të jenë në pushtet. Mexhiti, i pyetur për largimin e Thaçit, shtoi se ata as ideologjia e as e kaluara nuk i ka bërë bashkë ata.
“Kishte të shtëna, kishte vrasje nga aktorët e njëjtë. Ata janë bashkë si Front Evropian jo për ndonjë vlerë evropian as për ndonjë ideologji por qëllimi ishte me çdo çmim të jenë në pushtet. Momentin që nuk ka pushtet nuk ka çfarë i bën bashkë. Nuk u destabilizua as shteti dhe as qeveria por u destabilizua Fronti Evropian. Ky është vetëm fillimi i fundit të tyre”, deklaroi zv/kryeministri Mexhiti.