Mexhiti: Bashkë me liderin Ali Ahmeti dhe i palëkundur në qëndrimin kundër ekzekutivit (VIDEO)
Tetovë, 29 shtator – Ish-kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti sot realizoi takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, përcjell SHENJA. Pas këtij takimi Mexhiti u shpreh se në BDI askush nuk është i pazëvendësueshëm.
“Mendoj se në mënyrë demokratike, me metoda demokratike, pra t’i zgjedhim këto probleme. Ne nuk kemi diçka personale, kryetari Ahmeti është kryetari jonë. Ne kërkojmë që ai ta ushtrojë autoritetin e tij edhe statutar edhe autoritetin e pakontestueshëm, për ta tejkaluar këtë situatë. Kërkesat janë konkrete. Të kthehet debate brenda subjektit, të mos bëhet debate jashtë partisë, jashtë institucionit. Ne nuk pretendojmë 100%, vetëm ne kemi të drejtë, duam t’i ballafaqojmë argumentet dhe konform konkluzioneve të tejkalohet kjo situtatë”, u shpreh Mexhiti.
Nëpërmjet një fotografie të postuar në rrjetin social Facebook, Izet Mexhiti ka treguar se gjithmonë do të jenë në krah të liderit të BDI-së, Ali Ahmetit.
“Bashkë me liderin Ali Ahmeti dhe i palëkundur në qëndrimin kundër ekzekutivit”, ka shkruar Mexhiti.

