Messi kthehet te PSG-ja për ndeshjen e sotme, Mbappe ende jashtë
Ylli i PSG-së, Leo Messi, do të kthehet për ndeshjen e sotme (e mërkurë) kundër Angersit, por Kylian Mbappe është ende jashtë skuadrës.
Messi mori një pushim të zgjatur pasi fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, por pasi është rikthyer në stërvitje për gati një javë është në skuadër për të mërkurën mbrëma.
Mbappe ndërkohë po bën një pushim të tijën. Francezi, i cili ishte pjesë e skuadrës që humbi nga Argjentina e Messit në finalen e Kupës së Botës, u rikthye herët në stërvitjet e PSG-së, por që atëherë i është dhënë një kohë larg skuadrës së PSG-së.
Nuk ka asnjë raportim se kur Mbappe do t’i bashkohet zyrtarisht pjesës tjetër të bashkëlojtarëve të tij.
Ka pasur zhurmë për një përçarje mes dy yjeve që nga përfundimi i Kupës së Botës, veçanërisht pasi skuadra e Argjentinës u tall publikisht me Mbappen pas fitores së tyre përfundimtare.
Galtier kishte mohuar se kishte ndonjë përçarje mes dy lojtarëve të tij yje më 27 dhjetor: “Nuk ka asnjë arsye për të ngatërruar gjithçka në marrëdhënien midis Kylian dhe Leo [Messi]. Kylian ka një qëndrim shumë të mirë pasi ka humbur Kupën e Botës”.
Se kur do të luajnë sërish bashkë dy superyjet, mbetet për t’u parë.

