„Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” për avancimin e arsimit të mesëm profesional

Shkup, 14 shkurt – Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe institucione të tjera kompetente në fushën e arsimit, kryetarë të komunave dhe përfaqësues të vetëqeverisjeve lokale, biznes sektori, përfaqësues të shkollave të mesme profesionale dhe organizatave ndërkombëtare,sot e fillojnë dialogun social me titull “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” për avancimin e arsimit të mesëm profesional.

Në takimin e përbashkët në hotel Aleksandar Pallas, në të cilin do të marrë pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri do të bisedohet për krijimin e politikës së regjistruar për vitin shkollor 2022-2023 dhe avancimin e arsimit të mesëm profesional, kumtoi MASH.

Nëpërmjet dialogut do të vërtetohen nevojat e komunave dhe komuniteti i biznesit nga kuadri profesional, ndërsa sugjerimet dhe propozimet e tyre do të ndihmojnë për futjen e profileve profesionale përkatëse në shkollat e mesme dhe për dizajnimin e programeve mësimore. Nga kompanitë pritet edhe interesimi për pjesëmarrje në realizimin e mësimit praktik për nxënësit në kompanitë.

Dialogu social „Mëso me mençuri puno me profesionalizëm” zbatohet së bashku me Projektin „Arsim për punësim në Maqedoninë e Veriut – Е4Е@мк” i financuar nga ambasada e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.