Mesnik

Përbërësit

  • 1 kg mish koke (viçi)
  • 1 pako peta të pjekura
  • 1-2 peta të njoma të hapura vetë/gatshme
  • 2-3 qepë të thata
  • Pak nenexhik
  • Kripë, piper vaj ulliri.

Udhëzimet

  1. Në një tenxhere me ujë të ngrohtë hedhim 4-5 kokrra piper dhe vendosim mishin ose kokën për tu zier.
  2. Nëse kemi kokë viçi e lemë fillimisht për 3-4 orë në ujë të bollshëm dhe pastaj e vendosim të zihet. Gjatë zierjes largojmë herë pas here shkumën që do të lëshojë mishi.
  3. Pasi mishi të jetë zjerë e copëtojmë në copa të vogla.
  4. Marrim një tavë, e lyejmë me vaj dhe shtrojmë 2 petë njëra pas tjetrës duke i spërkatur me pak vaj. Mbi petët e njoma thërrmojmë petët e pjekura.
  5. Në një tigan kaurdisim qepët e grira hollë dhe sapo të zbuten shtojmë 2-3 garuzhde lëng mishi dhe i lemë qepët të marrin pak valë.
  6. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe i hedhim qepët e kaurdisura mbi petët e pjekura të cilat i kemi spërkatur me pak nenexhik të freskët.
  7. E vendosim byrekun kështu siç është në furrë të nxehtë për 15 -20 minuta. Pas këtij minutazhi e nxjerrim mesnikun nga furra dhe shtojmë mishin e copëtuar duke e përhapur në të gjithë sipërfaqen e tavës.
  8. E spërkasim me lëngun e mbetur dhe e vendosim përsëri në furrë dhe për 10-15 minuta të tjera.
  9. Ju befte mir!