Merr fund, Donaldi “spastron” Trixën por jo edhe Borën

Sa i përket raportit Donald-Trixa gjërat kanë marrë fund.

Vetëm pas daljes së shtëpisë së “Big Brother VIP”, lidhja e tyre zgjati më pas se tre ditë.

Pasi Trixa kishte hequr atë nga lista e ndjekësve në Instagram, së fundi edhe Donaldi e bëri të njëjtin veprim.

Përtej kësaj, Donaldi e ka ‘spastruar’ Instagramin e tij nga të gjitha postimet me Trixën të cilat ishin hedhur nga Romeo përgjatë kohës sa ai ishte në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Mirëpo, njëjtë nuk ka vepruar me postimet që ndërlidhen me Borën.

Video e takimit të famshëm që theu rekorde audience mund të shihet ende në profilin e tij të Instagramit.

Aktori e ka parë të udhës që të ‘zhdukë’ vetëm gjurmët me këngëtaren.

https://www.instagram.com/p/CVWNtrIDMDY/?utm_source=ig_embed&ig_rid=9fd55587-ed85-4cec-ad72-d75e24f9f85e